Rrjeti

Shoqëria koncesionare “Albanian Highway Concession” sh.pk (e referuar si “AHC”) është person juridik shqiptar, e krijuar në datë 27.12.2016 në përmbushje të kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e koncesionit për “Ndërtim, Përmirësim, Operim dhe Mirëmbajtje. të Autostradës Milot – Morinë” miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 870, datë 14.12.2016, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 249 datë 27.12.2016.

AHC administron autostradën Milot – Morinë, e cila ka një gjatësi prej 114 km që nga data e hyrjes në fuqi të koncesionit më 09.09.2017.

Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.