Patrulla 24h, IT & Elektrike

Kompania koncesionare “Albanian Highway Concession” në përputhje me kontratën koncesionare për autostradën Milot-Morinë ka realizuar ndërtimin e dritave rrugore në nyjet e mëposhtme:

 

Nyjet ekzistuese përpara datës efektive të kontratës së koncesionit.

  • Milot Interchange
  • Km 10, Skuraj Interchange.
  • Rubik Interchange
  • Row Interchange
  • Reps Interchange
  • Km 45 + 440 Interchange
  • Fan Interchange
  • Km 98, Ura Kukes Interchange

 

Nyjet e reja të ndërtuara pas hyrjes në fuqi të kontratës së konçesionit.

  • Kalimash Interchange
  • Mamez Interchange
  • Km 103, Gjegjan Interchange
  • Km 108, Bardhoc Interchange
  • Km 109, Bardhoc I Ri Interchange
  • Morine Interchange
  • Rexhal Interchange
  • Morine Dogana Interchange

Projektimi i ndriçimit rrugor është bërë në bazë të standardeve rrugore me fluks drite të përshtatshëm për frekuencat e autostradave. Teknologjia LED është përdorur për përdorimin sa më efikas të energjisë elektrike. Montimi i dritave rrugore bëhet në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi për të patur siguri maksimale gjatë përdorimit të tyre. Me vendosjen e dritave rrugore është krijuar një komoditet i madh për kalimtarët e autostradës dhe në bazë të statistikave është vënë re edhe ulje e numrit të aksidenteve.

Gjatë ndërtimit dhe menaxhimit të këtyre dritave rrugore janë bërë investime për komunitetin pranë autostradës, si linja të reja të energjisë elektrike, përmirësim të pikave të lidhjes që përdoren nga Komuniteti dhe Koncesionari. I gjithë ndriçimi rrugor përgjatë autostradës Milot-Morinë administrohet dhe mirëmbahet nga kompania konçesionare.