Rreth nesh

Albanian Highway Concession

AHC është e vetmja kompani që operon me sistemin DigitalPass në Shqipëri.

Shoqëria koncesionare “Albanian Highway Concession” Ltd (AHC) është person juridik shqiptar, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me NIPT (NUIS) L62427021G. Kjo shoqëri është krijuar në datë 27.12.2016 në përmbushje të kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga Kontrata e Koncesionit për “Ndërtimin, Përmirësimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës Milot-Morinë”, me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrat nr. 870, datë 14.12.2016, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 249 datë 27.12.2016.

AHC është e vetmja kompani që operon me sistemin DigitalPass në të gjithë Shqipërinë.

Kompania AHC si shoqëri koncesionare ushtron aktivitetin e saj vetëm përgjatë autostradës Milot – Morinë. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, kjo shoqëri ka këto objektiva:

– Përmirësimi i kushteve të rrugës dhe sigurisë së rrjetit rrugor në dobi të përdoruesve të tij;

– Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit me të cilin kryhet mirëmbajtja dhe funksionimi i menaxhimit të rrugës Milot Morinë.

– Maksimizimi i vlerës së parave të shpenzuara për zhvillimin e mirëmbajtjes dhe funksionimit të Autostradës Milot Morinë.

– Operimi dhe mirëmbajtja e tunelit të Thirrës.

Toll 4
Sinjalistika (3)

Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.