Sherbime Elektrike dhe Mirëmbajtje të TUNELIT THIRRË

Sherbime Elektrike dhe Mirëmbajtje të TUNELIT THIRRË.

Shoqëria konçesionare “Albanian Highway Concession” në perputhje me kontratën e konçesionit për autostradën Milot-Morinë ka realizuar ndërtimin e ndriçimeve rrugore në nyjet e mëposhtme:

Nyje ekzistuese përpara datës efektive të kontratës konçesionare;

  • Milot Interchange
  • Km 10, Skuraj Interchange.
  • Rubik Interchange
  • Rreshen Interchange
  • Reps Interchange
  • Km 45+440 Interchange
  • Fan Interchange
  • Km 98, Ura Kukes Interchange
  • Nyje të ndërtuara pas datës efektive të kontratës konçesionare;
  • Kalimash Interchange
  • Mamez Interchange
  • Km 103, Gjegjan Interchange
  • Km 108, Bardhoc Interchange
  • Km 109, Bardhoc I Ri Interchange
  • Morine Interchange
  • Rexhal Interchange
  • Morine Dogana Interchange

Projektimi I ndriçimeve rrugore është bërë në bazë të standarteve rrugore me fluks ndriçimi të përshtatshëm për frekuentusit e autostradës. Është përdorur teknologjia LED për të patur një shfrytezim sa më efficient të energjisë elektrike. Instalimi I ndriçimeve rrugore është bërë konform rregullave dhe ligjeve në fuqi për të patur një siguri maksimale gjatë shfrytëzimit të tyre.

Me instalimin e ndriçimeve rrugore është krijuar një lehtësi shumë e madhe për frekuentuesit e autostradës dhe bazuar në statistika gjithashtu është vëne re një rënie e numrit të aksidenteve.

Gjatë ndërtimit dhe menaxhimit të këtyre ndriçimeve rrugore janë bërë investime dhe për komunitetin në afërsi të autostradës, si linja elektrike të reja, përmirësim të pikave të lidhjeve që përdoren nga Komuniteti dhe nga konçesionari. Të gjitha ndriçimet rrugore përgjatë autostradës Milot-Morinë administrohen dhe mirëmbahen nga shoqëria koncesionare.

Tuneli i Thirrës dhe Impjantet Në Autostradë

Tuneli i thirrës dhe impjantet e tjera në rrugë janë nën kujdesin e departamentit elektike. Të gjitha pajisjet e sistemeve të tunelit dhe impjanteve monitoren 24/24. Bëhen kontrolle rutinë çdo ditë dhe në çdo kohë që evidentohen problematika ndërhyrjet bëhen në kohë reale duke siguruar përdoruesit e rrugës për lëvizjen e qetë dhe të sigurtë. Grupet e mirëmbajtjes janë 24/24 dhe 365 ditë të pranishme dhe në gatishmëri për çfarëdo lloj avarie të mundshme.

Nëse evidentohen nga përdoruesit e rrugës problematika apo avari në lidhje më ndriçimet rrugore këshillohen mos të ndërhyjnë vetë pasi mund të ekspozohen ndaj rreziqeve fatale por janë të lutur të kontaktojnë në nr jeshil 08000400 dhe grupet e mirëmbajtjes do vijnë për të marë masat e duhura teknike.

Sistemi i ventilimit të tunelit të Thirrës