Përfitimet dhe avantazhet e zgjidhjeve të mësipërme:
- Siguri maksimale e përdoruesve dhe punonjësve të autostradës
- Siguri e infrastrukturës rrugore
- Monitorim H24 i pjesëve kyçe të Autostradës
- Informim ne kohë reale i përdoruesve të Autostradës, për ngjarje të ndryshme, aksidente, kantiere të hapura, trafik apo kushtet atmosferike
- Reagimi me shpejtësi dhe saktësi ndaj incidenteve si dhe mobilizimi i burimeve të tilla si ekuipazhet e rikuperimit, shërbimet e urgjencës, etj
- Identifikimi dhe Menaxhimi i incidenteve
Tuneli i Thirrës dhe Impiantet e Autostradës
Pajisjet, sistemet dhe impiantet e tjera rrugore të tunelit të Thirrës janë nën mirëmbajtjen e departamentit elektrik. Kontrollet rutinë bëhen çdo ditë dhe sa herë që konstatohen probleme, ndërhyhet në kohë reale, duke garantuar përdoruesit e rrugës për lëvizje të qetë dhe të sigurt. Ekipet e mirëmbajtjes janë të pranishme 24/24 dhe 365 ditë dhe në gatishmëri për çdo defekt të mundshëm.
Nëse identifikohen probleme apo defekte në lidhje me ndriçimin rrugor nga përdoruesit e rrugës, ata këshillohen të mos ndërhyjnë vetë pasi mund të ekspozohen ndaj rreziqeve me pasoja fatale, por ju lutemi të kontaktoni në numrin e gjelbër 08000400 dhe grupet e mirëmbajtjes do të vijnë për të marrë masat e duhura teknike.
Panelet e mesazheve të ndryshueshme
Panelet e mesazheve të ndryshueshme janë struktura të instaluara përgjatë autostradës Milot – Morinë, në nyjet ekzistuese, të dedikuara për transmetimin e informacionit për situatën e autostradës, në kohë reale.
Nëpërmjet paneleve të mesazheve të ndryshueshme, përdoruesit e autostradës informohen përpara se të hyjnë në Autostradë, duke u dhënë atyre mundësinë për të vendosur të hyjnë ose jo në autostradë. Këta përdorues informohen edhe gjatë rrugës në Autostradë, me mesazhe të ndryshueshme në gjuhën shqipe dhe angleze për ngjarje të ndryshme, incidente, kantiere ndërtimi apo mirëmbajtjeje, trafik apo kushte atmosferike.
Vetëm gjatë situatave me trafik normal, p.sh., kur nuk ka ngjarje për të theksuar, panelet transmetojnë tipologji të tjera mesazhesh, si p.sh.
- Siguria rrugore dhe sjellja e drejtimit të automjetit (rripi i sigurimit, distanca e sigurisë, etj.)
- Shërbimet e disponueshme në Autostradë (Numri i Gjelbër, faqe interneti, etj.)
Aktualisht në Autostradë janë instaluar 20 panele me mesazhe të ndryshueshme.
Ndër të tjera, panelet e mesazheve të ndryshueshme janë për ne një mjet komunikimi shumë i rëndësishëm të cilin e përdorim për të përmirësuar sjelljen në drejtimin e mjeteve nga përdoruesit. Statistikat tregojnë se pjesa më e madhe e aksidenteve me pasoja fatale janë rezultat i sjelljes së keqe apo shkeljes së rregullave të qarkullimit nga ana e përdoruesve të rrugës