Skema e lejeve dhe zbritjeve dixhitale

DIGITAL PASS dhe SKEMA ZBRITËSE

Konçesionari dhe Autoriteti Kontraktor kanë nënshkruar një skemë zbritëse për rezidentët e Qarkut Kukës dhe për përdoruesit e shpeshtë, më anë të VKM nr.517 datë 04.09.2018.

Në skemën e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë do të përfshihen tri kategori:

  1. Automjetet e banorëve të qarkut Kukës;
  2. Autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit;
  3. Automjetet e përdoruesve të shpeshtë.

 

Mbi 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40 (dyzet) %.

  1. Në kategorinë e parë të automjeteve të banorëve të qarkut Kukës përfshihen klasat A e B të automjeteve për përdorim personal të regjistruara në qarkun Kukës. Këto automjete do të pajisen me OBU-në (On Board Unit) e sistemit Digital Pass dhe në OBU nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete për familje. Tarifa e rrugës për 1 (një) kalim për të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun Kukës për klasën A do të jetë 50 (pesëdhjetë) lekë me TVSH dhe për automjetet e klasës B do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH. Kjo tarifë do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 (dyzet e katër) kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime (nëse ky numër tejkalohet, atëherë përdoruesi i OBU-së do të duhet të tarifohet sipas vlerës përkatëse të parashikuar në pikën 11.4.5 të kontratës së koncesionit).
  2. Në kategorinë e dytë përfshihen autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit. Tarifa e rrugës për këta autobusë do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH për 1 (një) kalim.
  3. Në kategorinë e tretë përfshihen përdoruesit e shpeshtë të autostradës Milot–Morinë, automjetet e të cilëve do të pajisen me OBU-në (kostoja e OBU-së do të përballohet nga këta përdorues të shpeshtë të autostradës) dhe nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete. Lidhur me kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pa dallim mjeti, ulja e tarifës do të bëhet për numër kalimesh, pasi sistemi do të funksionojë në mënyrë të tillë që do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo mjet, si më poshtë vijon:
  4. Nga 20 (njëzet) deri në 30 (tridhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10 (dhjetë) %;
  5. Mbi 30 (tridhjetë) deri në 50 (pesëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20 (njëzet) %;

iii. Mbi 50 (pesëdhjetë) deri në 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30 (tridhjetë) %;

Në linkun më poshtë mund të gjeni VKM nr. 517, date 04.09.2018 për Skemën Zbritëse

Në mënyre që të shmanget pagesa me para në dorë ose me kartë debiti/krediti, Koncesionari ka përgatitur paketa vjetore pa zbritje për përdorueist të cilët duan të parapaguajnë kalimet. Minimumi i kalimeve për të perdorur me OBU paketat vjetore është 20 kalime.

Panelet e mesazheve të ndryshueshme

Panelet e mesazheve të ndryshueshme janë struktura me shkëlqim të instaluara përgjatë autostradës Milot – Morinë, mesatarisht çdo 10 km, të dedikuara për transmetimin e informacionit për situatën e autostradës, në kohë reale.

Nëpërmjet paneleve të mesazheve të ndryshueshme, përdoruesit e autostradës informohen përpara se të hyjnë në Autostradë, duke u dhënë atyre mundësinë për të hyrë ose jo në të. Këta përdorues informohen edhe gjatë rrugës në Autostradë, me mesazhe brilante për ngjarje të ndryshme, incidente, vende të hapura, trafik apo kushte atmosferike.

Vetëm gjatë situatave me trafik normal, kur nuk ka ngjarje për të theksuar, panelet transmetojnë tipologji të tjera mesazhesh, si p.sh.

  • Siguria rrugore dhe sjellja e drejtimit (rripi i sigurimit, distanca e sigurisë, etj.)
  • Shërbimet e disponueshme në Autostradë (Numri i Gjelbër, faqe interneti, etj.)

Aktualisht në Autostradë janë instaluar 20 panele me mesazhe të ndryshueshme.

Ndër të tjera, panelet e mesazheve të ndryshueshme janë për ne një mjet komunikimi shumë i rëndësishëm që ne përdorim për të përmirësuar sjelljen në drejtim të mjeteve nga përdoruesit. Statistikat tregojnë se mbi 90% e aksidenteve me fatalitet shkaktohen si pasojë e sjelljes së keqe të përdoruesve