22 Jan Njoftim 22/1/2022
Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe rreshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.
Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.
Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.
AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”:
📍Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar
📍Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
📍Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë
📍Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400