
17 Nën Rekomandim për faturën e fiskalizuar për biznesin!
Referuar ligjit per fiskalizimin Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020, ju njoftojmë se nga data 01.09.2021 e në vazhdim për të gjithë Bizneset të cilët kanë kaluar ne pistë me kupon tatimor para datës 01.09.2021 dhe janë paisur me faturë tatimore nga zyra e klientit nuk do të marrin faturë tatimore me kupon tatimor pranë shërbimit të klientit të Sheshit të Pagesave,
Ju lutem për tu paisur me faturë tatimore të fiskalizuar paraqituni pranë zyres së klientit përpara se të bëni kalimin dhe pagesën
Njoftoni paraprakisht Operatorin e pistës që doni faturë me nipt të fiskalizuar.
Duke qenë se faturat fiskalizohen dhe raportohen në kohë reale në sistemin e tatimeve është e pamundur që një klient I cili ka marre një fature si klient rastesor tek kasa e operatorit në pistë sikundërse kemi operuar deri tani, pa dhënë të dhënat e shoqërise që po I faturohet shërbimi të kërkojë disa ditë më vonë që ti lëshohet një faturë në emër të shoqerisë.
Kjo do të ndihmonte shoqerinë tonë dhe biznesin tuaj , ku sipas ligjit pas kësaj date cdo transaksion do të jetë i fiskalizuar dhe librat e shitjes dhe blerjes nuk do të deklarohen më manualisht.
Në mënyrë që të shmangen radhët dhe vonesat në pistë dhe në zyrën e shërbimit të klientit, ne ju sygjerojmë që të parablini kalime vjetore (me cmim të plotë) dhe pajiseni me faturë tatimore që në momentin e blerjes së paketës me kalime.
Ekziston një minimum kalimesh me cmim të plotë që mund të parablihen, që është 10 kalime. Këto kalime mund të shfrytëzohen për 365 ditë. Paketa është e lidhur me një pajisje që quhet OBU (On Board Unit) dhe mund të lidhet me dy mjete të të njëjtës kategori.
Me anë të kësaj mënyre edhe ju vetë si biznes shmangni pagesat cash dhe gjithashtu e keni shumë më të lehtë kontrollin e kalimeve të mjeteve, duke qenë se ne mund tju gjenerojmë kalimet e regjistruara në emër të biznesit tuaj.
Për tu ardhur në ndihmë të gjithë klienteve shoqeria ka bërë zbritje për paisjen OBU pasi zgjidhje më e mirë për bizneset për tu paisur në mënyrë të sigurtë me faturë të fiskalizuar nisur edhe nga eksperiencat ndërkombëtare për biznese të ngjashme është vetëm kalimi në mënyrë të automatizuar nëpërmjet paisjes OBU.